Juventusi 1 pikë larg “Scudettos”

TË FUNDIT

Juventusi më fitoren në derbi ndaj Fiorentinës (3-2) i është afruar në vetëm një pikë “Scudettos”. Ky pritet të jetë suksesi i radhës për “Zonjën e Vjetër”, pasi kjo skuadër është në garë edhe për trofeun e Champion League.

Carlos Tevez shënoi dy gola dhe një tjetër e shtoi Fernando Llorente për fitoren e Juventusit, kurse për mysafirët shënuan Gonzalo Rodriguez nga penalltia dhe Josip Ilicic. Pas kësaj fitore Juventusi ka grumbulluar 76 pikë, kurse Fiorentina është e nënta me 47 pikë.

Rezultatet në Seria A: Milan-Genoa 1-3, Cesena-Atalanta 2-2, Chievo Verona-Cagliari 1-0, Juventus-Fiorentina 3-2, Lazio-Parma 4-0, Palermo-Torino 2-2, Sampdoria-Hellas Verona 1-1, Sassuolo-Roma 0-3.