Juventus e vazhdoi kontratën me sponsorin e përgjithshëm “Jeep”

TË FUNDIT

Juventus ka rënë dakord ta vazhdojë bashkëpunimin me sponsorin e tij të përgjithshëm, prodhuesin e makinave “Jeep”, për një periudhë të re trevjeçare, e cila do t’i sjellë kampionit aktual italian të ardhura prej 135 milionë euro.

“Jeep” është në pronësi të kompanisë “Exor”, e cila si klubi i futbollit Juventus është nën udhëheqjen e familjes së fuqishme italiane Anjelli.

“Kontrata e re është një konfirmim i kënaqësisë reciproke nga bashkëpunimi aktual midis “Jeep” dhe Juventus që filloi në sezonin 2012/13, ndërsa kontrata e re i garanton klubit të ardhura vjetore prej 45 milionë euro”, kumtoi “zonja e vjetër”.

Vlera, megjithatë, mund të ndryshojë në varësi të rezultateve të arritura nga Juventus.