Juve e kërkon nesër titullin ndaj Fiorentinës

TË FUNDIT

Juventusi mund ta fitojë titulline 31-të në histori të vet, por për këtë duhet që të mposhtet Fiorentina të mërkurën.Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegrit thotë se ndaj Fiorentinës është gjithmonë vështirë për të luajtur.

“Nuk varet nga ne se a do të shpallemi kampion ndaj Fiorentinës. Ndeshjet ndaj tyre janë gjithmonë të vështira. Në tre ndeshjet e fundit kemi humbur dy herë, por duhet të ndryshojmë”, tha Allegri.
Trajneri italian ka refuzuar të flas edhe për ndeshjen që Juventusi e zhvillon pas një jave në Champion League ndaj Real Madridit, me arsyen së përqendrimi është të Fiorentina.