“Ju mendoni se unë kam shumë halle, por unë veç një hall e kam” – tha Kurti dhe tregon se cili është ai

TË FUNDIT

Vetëvendosja ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë.

Në kuadër të tij, kryetari Albin Kurti ka përsëritur premtimet dhe ka kërkuar që në mbrëmjen e 9 shkurtit VV të numërojë 500 mijë vota.

Ai ka treguar edhe pse i duhen këto vota.

“Të ju them të drejtën – unë veç një hall e kam. Në krejt këtë situatë – veç një hall e kam. Ju mendoni se kam shumë halle, por veç një hall e kam. Halli i vetëm që kam është që me krejt çka di e mundem, me krejt përvojën që e kam edhe informacionin që e marr, a do të mundem me ju ndihmu për krejt çka keni drejt, ju takon, e meritoni dhe keni nevojë. Veç këtë hall e kam. Prandaj, për shkak se e kam vetëm një hall edhe po ju lus që 500 mijë vota t’i kemi mbrëmjen e 9 shkurtit. A e dini pse na duhen 500 mijë vota? Sepse ndërkombëtarët po na kshyrin me llupë. Serbia po na vëzhgon me dylbi e ne do ta shohim veten në pasqyrë”, tha Kurti.