Joveski: Është e qartë se agjencia turistike nuk ka respektuar të gjitha procedurat

TË FUNDIT

Kreu i Prokurorisë shtetërore, Lubomir Joveski sonte në “Click Plus” në TV21 tha se është e qartë se nuk janë respektuar të gjitha procedurat nga agjencia “Besa Trans Shkup”.

Ai thotë se qysh gjatë kohës kur kanë qenë në Bullgari, kanë urdhëruar sekuestrimin e dokumentacionit të transportuesit, nga ku janë njoftuar se nuk ka lista me shkrim.

“Vetë fakti që autobusi është larguar nga territori i Maqedonisë pa pasur dokumentacion të vlefshëm, në pjesën e licencës, tregon se nuk janë respektuar të gjitha procedurat në kuadër të veprimtarisë së kësaj organizate turistike”, tha Joveski.

MARKETING I PAGUAR POLITIK