Joshua suspendohet nga boksi

TË FUNDIT

Anthony Joshua është suspenduar për 28 ditë nga boksi.

Kjo pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar.

Largimi i përkohshëm u bë sipas protokollit, raporton Daily Mail.

Boksieri britanik gjatë ndeshjes me kundërshtarin 27-vjeçar u eliminua në raundin e pestë në Webley para 96 mijë tifozëve.

Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e tij.

Suspendimi i përkohshëm nuk ka gjasa të pengojë Joshua-n duke pasur parasysh se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është caktuar ende pasi ai këmbënguli se do të vazhdojë të boksojë.