Jon Ajdini, kandidati i vetëm shqiptar për të përfaqësuar RMV-në në Eurovision 2022

TË FUNDIT

“The dreams” është projekti që këngëtari i ri në moshë, Jon Ajdini, apo siç mban emrin artistik, Yon Idy garon për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovision 2022, shkruan TV21.

Kënga do të prezantohet sonte, në ora 22:30 në Stisni Play në TVM.

Kjo këngë është në mesin e 6 këngëve të cilat hyn në rrethin më të ngushtë për këngën përfaqësuese në Eurovision 2022.

Me prezantimin që do të bëhet sonte, fillon edhe votimi për këngën përfaqësuese.

“Unë jam Yon-i dhe vërtet jam i emocionuar se të premten do të mund ta dëgjoni këngën Dreams. Shpresoj se kjo do të jetë kënga përfaqësuese e Maqedonisë në Eurovision 2022”, është shprehur Yon Idy.

Platforma për votim do të jetë e hapur 7 ditë, deri më 04.02.2022. Fituesi do të shpallet në bazë të numrit të votuesve online, si dhe nga juria profesionale ndërkombëtare, në proporcion 50%-50%./TV21

Për më shumë: https://mrt.com.mk/node/69376