“John Wick-u” shqiptar, plagos dy persona pasi i shkelën qenin me veturë

TË FUNDIT

Shumë prej jush keni parë filmin John Wick, i cili luhet nga aktori Keanu Reeves, film ky ku Wick i kthehet jetës së krimit pikërisht pasi i vrasin qenin dhe i vjedhin veturën. Një ngjarje e ngjashme mbrëmjen e djeshme ka ndodhur në Sarandë, një 43-vjeçar, i quajtur Ibrahi.m Duda, plagosi me thikë dy vëllezërit adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç, për shkak se këta të fundit i kishin shtypur qenin me makinë.

Pas ngjarjes autori u arratis, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Duda njihet si përdorues i drogave të forta, dhe është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.