Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020
Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka zyrtarizuar kandidaturën për president për vitin 2020, për ta zëvendësuar Donald Trumpin. 76-vjeçari u ka dhënë fund spekulimeve. Biden garon përkrah Bernie Sanders, transmeton rtv21.tv
Së paku 20 demokratë janë në garë për president për vitin e ardhshëm, përderisa pritet që edhe disa të tjerë mund të bashkohen.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte deklaruar muaj më parë se nuk ishte i shqetësuar për kandidaturën e mundshme të demokratit Biden në garën presidenciale të vitit 2020./21Media
