Jetë e varur nga bateria dhe kabllot/ Personat me zemër mekanike duhet të paguajnë për t’i ndërruar

TË FUNDIT

Për personat me zemër mekanike, bateritë dhe kabllot do të thonë jetë. Pa to, jeta e tyre do të fikej, andaj çdo ditë e jetojnë me frikë. Të jetosh me zemër mekanike ka edhe kosto. Paguajnë 100 euro participim për ndërrimin e baterive. Ministria e Shëndetësisë disa herë u ka premtuar se do t’ua heqin participimin për ndërrimin e kabllove dhe baterive, por deri më tani nuk kanë ndërmarr asgjë.

“Po bateria për kontrollorët jepet sipas nevojës me çka paguajmë participim edhe pse na u tha se nuk do të paguajmë, ai participim nuk është i vogël është 100 euro për bateri, ata të cilët duhet të ndërrojnë dy bateri paguajnë 200 euro, gjithashtu edhe për kabllot të cilat janë të lidhura me pajisjet tona janë thelbësore që vijnë nga brendia e trupit tonë janë tanimë të dëmtuara sepse po flitet për përdorim disa vjeçar të të njëjtave të cilin nuk mund ta ndërrosh vetë edhe për ata na thanë do t’i ndryshojnë tash nuk po i ndërrojnë edhe ata që i kanë ndërruar kanë paguar participim nga 100 euro”.- deklaroi Vasko Joleski, kryetar i shoqatës “Zemër e guximshme (Hrabro srce)”.

 

 

Asgjë nuk është realizuar nga ajo që është premtuar deri më tani, thotë Joleski, duke theksuar faktin se vështirë arrijnë të takohen me ministrat. Me ish-ministrin Bekim Sali mezi arritën të zhvillojnë një takim, ndërsa tash për kërkesat e tyre shpresa i kanë te ministri aktual i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

 

“Ato pajisje, ata bateri për ne janë jetë dhe nëse ata ndalojnë së funksionuari ne nuk do të mund të jetojmë, në atë moment po fiket edhe jeta jonë, për këtë institucionet relevante duhet ta marrin punën seriozisht dhe në mënyrë serioze të veprojnë në zgjidhjen e problemit, veçanërisht në atë problem i cili e kemi me transportin e një personeli të kualifikuar të logjistikës nëse vjen deri tek transplantimi i organit tek ne, sepse jemi më specifik nga transplantimi normal i zemrës”- tha Vasko Joleski, kryetar i shoqatës “Zemër e guximshme (Hrabro srce)”.

 

 

Për të bërë transplantimin e zemrës nga një person dhurues tek personi me zemër mekanike duhet të vijë ekip i profesionalizuar logjistik nga jashtë vendi. Ndërhyrja zhvilluar për rreth 4 orë, andaj duhet transport privat, avion ose helikopter i shtetit për të sjellë profesionistët në kohë rekord.