Jens Shpan: Rreziku nga koronavirusi nuk kalon

TË FUNDIT

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan theksoi se rreziku nga koronavirusi nuk është duke kaluar, pasi dje janë vendosur masa urgjente në shtetin Uestfalia e Rajnës Veriore në dy qytete ku epidemia shpërtheu sërish.

Në qytetet Getereslloh dhe Varendorf sërish janë vendosur masa për gjendje të jashtëzakonshme, që paraprakisht nga fundi i prillit u pezulluan gradualisht në mbarë Gjermaninë.

“Po e shoh se virusi është duke u përhapur sërish dhe shumë shpejtë nëse lemë hapësirë të mjaftueshme për këtë. Virusi akoma është midis nesh”, paralajmëroi ministri gjerman në një deklaratë për radion ARD./MIA