Japonia mbyll kufijtë për të huajt, masë mbrojtëse ndaj variantit Omicron

TË FUNDIT

Japonia prej nesër do t’i mbyllë kufijtë për të huajt, deklaroi kryeministri Fumio Kishida. Kjo sipas tij vjen për shkak të Omicron, llojit të ri të koronavirusit.

“Do të ndalojmë çfarëdo lloj pranimi të shtetasve të huajve nga e gjithë bota prej 30 nëntorit”, deklaroi Kishida.

Ai shtoi se qëllimi  është që të shmanget rrjedha më e keqe e ngjarjeve, dhe se kjo është masë e përkohshme.

“Kufizimet e reja janë vendosur tri javë pasi Japonia hoqi disa kufizime, duke u lejuar punëtorëve dhe studentëve të huaj që të hyjnë në vend, si dhe e atyre të cilët vijnë në vizita të shkurta afariste.

Japonezëve të cilët vijnë nga disa vende do t’iu lejohet hyrje në vend, por do të duhet të hyjnë në karantinë, shtoi kryeministri.

MARKETING I PAGUAR POLITIK