Japonia është një vend i njëqindvjeçarëve, ky është sekreti i jetëgjatësisë së tyre

TË FUNDIT

Banorët e Japonisë kanë jetëgjatësinë më të gjatë në botë. Gratë jetojnë mesatarisht 81 vjet, ndërsa burrat 78 vjet. Japonezët nuk shtojnë peshë lehtë. Japonia ka përqindjen më të ulët të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve malinje dhe vdekshmërinë më të ulët nga koronavirusi.

Nuk janë vetëm gjenet ato që janë vendimtare, sepse kur lëvizin në Perëndim, ata sëmuren më shpesh, ashtu si perëndimorët. Sekreti i shëndetit të mirë dhe një jetë të gjatë është në të ushqyerit. Dieta e banorëve të Japonisë është e ekuilibruar, ushqyese dhe me pak kalori, e bazuar në peshk dhe ushqim deti.

Peshku është i pasur me jod dhe acide yndyrore omega-3. Jodi është një mineral thelbësor për ruajtjen e shëndetit të mirë. Si elementi bazë ndërtues i tiroides, ai ndikon në shumicën e proceseve metabolike në trup dhe është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin normal të të gjitha qelizave dhe indeve.