Japonia e miratoi medikamentin Remdesivir për mjekim të COVID-19

TË FUNDIT

Japonia e miratoi medikamentin Remdesivir i kompanisë amerikane Gileads sajans për mjekim të të sëmurëve nga Kovid-19, kumtoi Ministria japoneze e Shëndetësisë. Me këtë, Japonia u bë vendi i dytë pas SHBA-së, e cila zyrtarisht e autorizoi këtë medikament për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Japonia vendimin e solli vetëm tre ditë pasi që kompania farmaceutike amerikane kërkoi miratim me procedurë të shpejtë . Ministria japoneze informoi se Remdesivir do t’u jepet pacientëve me formë të rëndë të Kovid-19.

Ky medikament javën e kaluar mori miratim nga Agjencia amerikane për ushqim dhe barëra për përdorim intervent.

Japonia, me vetëm 16 mijë të sëmurë dhe më pak se 800 të vdekur, ka dukshëm më pak raste se vendet e tjera me zhvillim të lartë industrial./MIA