Januzaj në bisedime me Sunderland

TË FUNDIT

Talenti nga Kosova, i cili aktivizohet te Manchester United, Adnan Januzaj është afër huazimit te skuadra e njohur angleze, Sunderland.

Lajmi është konfirmuar nga Sunderland Echo, të cilët sugjerojnë se klubi kërkon me ngulm huazimin e 20-vjeçarit, i cili po gjen shumë pak hapësira në formacionin e trajnerit, Louis van Gaal.
Januzaj u aktivizua jashtëzakonisht shumë gjatë kohës kur Unitedin e drejtonte David Moyes, mirëpo me ardhjen e strategut holandez, ai është lënë në shumicën e ndeshjeve në bankën rezervë.