Sekretari Gjeneral i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev kërkoi sot nga Presidenti Stevo Pendarovski që ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mos bie nën presionet e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.
“President Pendarovski. Vazhdojeni gjendjen e jashtëzakonshme. Çdo vendim tjetër do të jetë vetëm pranim se vendimi është politik dhe se bie nën ndikimin e Zoran Zaevit” tha Janushev duke ripërsëritur se fillimisht duhet të rregullohet kriza shëndetësore e më pas të mendohet për zgjedhje./TV21