Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska derisa ka komentuar ‘bombën” e fundit të publikuar nga LSDM-ja, ka deklaruar se lideri opozitarë Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij në mungesë të projekteve konkrete, kanë vendosur që në publik të dalin me materiale të montuara të siguruara në mënyrë antiligjore, transmeton alsat-m.
Jankullovska madje u shpreh se Zoran Zaev është i shqetësuar për seriozitetin e veprave penale, që i merr mbi vete.
