Ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, para trupit gjykues të Gjykatës Penale ka treguar se si ëshë njohur me të akuzuarin tjetër në lëndën “Reket”, Bojan Jovanovskin i njohur me nofkën Boki 13. Siç rrëfen ajo, Boki shpesh ka shkuar në Prokurori me gazetarët e 1TV për t’u marrë vesh për intervista me prokurorët.
“Në mënyrë spontane filluam të pijmë kafe me Bojanin. Flisnim për qentë, që i duam të dy, më kritikonte për veshjen, për dukjen, më tregonte se si ka pasur sukses të humb kilogramët” tha Janeva.
Kisha dhimbje në shpinë, tha Janeva, dhe kërkova ndonjë mobilie, dhe Bojani më tha se kanë pasur një kompensim me dyqanin për mobilie.
“Ajo mobilie është e imja. E kam paguar dhe për atë nga Bojani kam dokument”, tha Janeva.
Theksoi se me Bojanin asnjëherë nuk kanë biseduar për punën e PSP-së, duke treguar se nëse ka pasur nevojë këtë e ka bërë me prokurorët e PSP-së./TV21
