Janë zbardhur tre raste të vjedhjeve në Tetovë

TË FUNDIT

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka zbardhur tre raste të vjedhjeve të rënda, një vjedhje dhe një tjetër vjedhje në tentativë, dhe si të dyshuar për kryerjen e këtyre vjedhjeve deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, penalisht do të raportohen katër të mitur nga Tetova dhe fshatrat Llërc, Dëbërc dhe Sedllarcë e Epërme.

Të katër të miturit dyshohet se në periudhën nga marsi deri në fund të qershorit të këtij viti, kanë marrë pjesë në kryerjen e këtyre veprave penale (krime pronësore) dhe në vende të ndryshme, më shpesh  në vende të ndryshme kanë vjedhur produkte të ndryshme.  Shumica e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer pronarëve të tyre”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

TË NGJAJSHME