Instituti për mjekësi transfuzive ka informuar se janë siguruar gjithsej 187 njësi plazme konvalescente për trajtim të pacientëve të infektuar me Kovid-19, ku 98 njësi janë siguruar përmes dhurimit standard dhe 89 njësi plazmë konvalescente nga gjithsej 38 donatorë.
Gjithsej 126 dhurues kanë dhuruar plazmë me të cilën janë trajtuar rreth 170 pacientë me Kovid-19.
Nga ky akt i lartë i humanitetit, qytetarët të cilët janë shëruar kanë mundësinë t’u ndihmojnë atyre që për momentin luftojnë me koronavirusin. T’u ndihmojmë personave që për momentin luftojnë me koronavirusin- të dhurojmë plazmë gjaku konvalscentë, ka apeluar Instituti për mjekësi transfuzive deri te të gjithë pacientët e shëruar të cilët kanë pasur Kovid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Përmes plazmës së dhuruar, antitrupat e pacientëve të shëruar shfrytëzohen në shkatërrimin e sëmundjes te personi tjetër me Kovid-19. Personi dhurues i plazmës konvalscente duhet të ketë provë laboratorike të dokumentuar se ka qenë i sëmurë nga Kovid-19, të jetë të paktën 21 ditë pa simptoma me çka bëhet test plotësues për vërtetim se nuk ka prani të virusit.
“Instituti për mjekësi transfuzive është i kapshëm në çdo kohë dhe të gjithë pacientët e shëruar të cilët plotësojnë kushtet për dhurues mund të paraqiten për informata të hollësishme dhe termin në Institutin për mjekësi transfuzive, ta tregojnë humanitetin e tyre dhe të ndihmojnë në mjekimin e të sëmurëve tjerë me Kovid-19”, thuhet në komunikatë.
