Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri sot pasdite kanë arritur pesë ankesa dhe një kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mërkurën.
Komisionit dy ankesa ia ka shtruar partia Demokratët të cilat kanë të bëjnë për fletëvotimet e pavlefshme. Ankesa sot pasdite kanë shtruar edhe Partia punëtore MORO, Unioni Socialdemokrat dhe Integra.
Para se KSHZ t’i publikojë rezultatet përfundimtare jozyrtare, partia e Janko Baçev e Maqedonisë së Vetme ka shtruar kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme.
Deri në orën 21 sonte është afati kur mund të shtrohet ankesë për procedurën e votimit derisa deri të shtunën në mbrëmje rreth orës 19 e 30 minuta skadon afati për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
KSHZ me vonesë dje i publikoi rezultatet përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve për, siç deklaroi kryetari, sulmit hakerik të ueb faqes së Komisionit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën me kushte të veçanta për shkak të pandemisë me KOVID-19. U votua të hënën kur u prononcuan personat me KOVID-19 dhe në vetizolim, të martën kur votuan të sëmurët, personat e pafuqishëm dhe të sëmurët kronikë dhe të burgosurit edhe të mërkurën kur ishte dita e zgjedhjeve.
Fitoi koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga lideri Zoran Zaev i cili i fitoi 46 mandate në zgjedhjet, VMRO-DPMNE në opozitë i ka 44, BDI i fitoi 15 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 10, E Majtja 2 dhe PDSH 1.
