Janë shitur të gjitha biletat/ FFM-ja me apel: Ejani më herët në stadium, dyert mbyllen 30 minuta para fillimit të ndeshjes!

TË FUNDIT

Nuk ka dyshim se nesër mbrëma në Shkup do të ketë spektakël, spektakël futbolli mes Maqedonisë dhe Anglisë. Është e qartë se Arena “Todor Proeski” do të jetë plot, pasi të gjitha biletat janë shitur dhe sigurisht atmosfera do të jetë magjepse.

Federata e Futbollit të Maqedonisë, për të shmangur turmat, apelon që kushdo që ka siguruar biletë të shkojë më herët në stadium, sepse portat mbyllen gjysmë ore para fillimit të ndeshjes.

“Të gjitha biletat janë shitur, ju lutemi ejani herët në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, dyert mbyllen 30 minuta para fillimit të takimit”, thuhet në apel.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Anglisë fillon në orën 20:45.