Gjithsej 1.460.552 persona, 455.478 familje dhe 632.742 banesa janë regjistruar deri dje në ora 20:00, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Sot është dita e 21-të e Regjistrimit 2021 dhe deri në fund mbesin edhe pesë ditë aktivitete të regjistrimit.
Mundësinë për vetë regjistrim të personave jashtë vendit, megjithatë deri më tani e kanë shfrytëzuar 195.447 persona.
Regjistrimi i popullatës, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili zyrtarisht filloi më 5 shtator do të zgjasë deri më 30 shtator.
