Janë regjistruar 1.212.339 persona, 378.033 amvisëri dhe 516.787 banesa

TË FUNDIT

Gjithsej 1.212.339 persona, 378.033 amvisëri dhe 516.787 banesa janë regjistruar deri në ora 20 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërore i Statistikave.

Mundësia për vetregjistrim të personave jashtë vendit, nga ana tjetër, është përdorur deri më tani nga 193.982 persona.

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë të Veriut, i cili filloi zyrtarisht më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.

MARKETING I PAGUAR POLITIK