“Janë marrë paratë nga bankomatët”, detaje shtesë nga sulmi i armatosur në Fushë Topanë të Shkupit

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje shtesë nga sulmi i armatosur që ndodhi sot në Fushë Topanë të Shkupit, përcjell TV21. Nga MOB njoftojnë se është konstatuar se autorët e djegies së bankomatëve paraprakisht kanë marrë paratë nga bankomatët.

“Në orën 05:54 minuta, në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt afarist në rrugën “Brigada kosovo-maqedonase” në Shkup, disa persona me armë e kanë kanosur rojtarin Sh.M dhe më pas i kanë djegur bankomatët që ndodheshin në objektin afarist. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë marrë masat për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit. Nga ana e prokurorit publik dhe ekipeve të SPB-Shkup është kryer kontroll, ku është konstatuar se autorët kanë hapur bankomatet dhe kanë marrë para me përdorimin e mjetit shpërthyes. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.