Janë marrë para nga buxheti i shtetit në bazë të kthimit të TVSH-së/ Llukarevska: Kemi reaguar me kohë, dikush deshi ta mashtrojë sistemin

TË FUNDIT

Një sistem i kompanive një periudhë të gjatë kanë nxjerrë para nga buxheti në bazë të kthimit të TVSH-së me fatura fiktive dhe evidencë fiktive me çka e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për disa milionë, thonë nga opozitarja VMRO-DPMNE. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski akuzoi se personat kompetentë nuk kanë ndërmarrë asgjë. Për këtë dje foli edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski i cili pohon se kompanitë janë nga Kosova.

“Në kompanitë që kanë marrë shuma milionëshe shumë shpesh janë ndërruar personat përgjegjës dhe pronarët. Në shumicën e rasteve të njëjtët persona që janë nga vendet fqinje, detektohen me vështirësi. Buxheti u dëmtua, ndërsa shteti pa përndjekje penale nuk do të mund t’i kthejë milionët e nxjerrë, për shkak se kompanitë përmes të cilave janë dhënë faturat fiktive, janë nxjerrë parat, nuk kanë pronë për të paguar borxhin.”- deklaroi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Në lidhje me këtë, këto ditë në emisionin Triling foli drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska. Ajo nuk deshi të publikonte emra konkrete të firmave, pasi siç tha bëhet fjalë për sekret tatimor të rregulluar me ligj.

“Do ta prezantojmë rrjetin e kompanive të naftës që bashkëpunon me pompa të benzinës dhe në bazë të kësaj do të shohim se në çfarë mënyrë deshën që ta mashtrojnë sistemin, në çfarë mënyrë deshën të nxjerrin para nga buxheti në bazë të TVSH-së fiktive, diçka për të cilën ne kemi reaguar dhe kemi vepruar me kohë, kemi bërë analizë të vëllimshme dhe procedurë, duke përfshirë inventarizim dhe analizë të detajuar për të gjitha faturat.”- tha Sanja Llukarevska, drejtoreshe e DAP-it.

Nga LSDM dolën me kumtesë ku reagojnë për konferencën për media të VMRO-DPMNE-së ku thuhet se partia e Mickoskit ose është shumë e dëshpëruar ose duan që ta rrezikojnë procedurën që e zbatojnë institucionet me urdhër të DAP-it. Rastin e zbuloi pikërisht DAP-i dhe publikimi i informacioneve të pasakta dhe paushallë po e rrezikon procedurën ndërsa partia opozitare duhet të ndalet me informacionet e rrejshme vetëm me qëllim për të bërë dëm, thonë nga LSDM.