Janë lënduar rëndë dy qytetarë të Prilepit, me automjetin e tyre dolën nga rruga tek rreth rrotullimi “Mogilla”

TË FUNDIT

Një automjet i udhëtarëve “Audi” me targa të Prilepit, drejtuar nga 58-vjeçari nga Prilepi K.GJ., mbrëmë rreth orës 19:00, doli nga rruga Manastir – Prilep, afër rreth rrotullimit “Mogillë”.

Siç është cekur në buletinin policor, në fatkeqësi u lënduan rëndë vozitësi dhe bashkëudhëtari D.I.(57) nga Prilepi dhe u dërguan në Spitalin e qytetit – Prilep, ku iu ofrua ndihma mjekësore.

Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë kreu ekipi nga Stacioni policor Prilep.