Janë gjetur 142 emigrantë në një automjet transportues, padi penale për dy banorë të Gjevgjelisë

TË FUNDIT

Qendra rajonale për Punë Kufitare Jug ngriti padi penale kundër B.A. (40) dhe K.Gj. (27) të dy nga Gjevgjelia, të dyshuar për vepër penale të bërë  “kontrabandim të emigrantëve”.

Më 10.06.2020  rreth orës 05:40 nga ana shërbimeve  moto-patrulluese  në stacionin  policor  për kontroll kufitar  dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë në autostradën  Gjevgjeli – Shkup,  kumtuan sot nga MPB, është vërejtur një automjet-transportues “man” me targa bullgare dhe mjeti lidhës, se si ka qarkulluar me shpejtësi të madhe. Pastaj  moto-patrulla ka vazhduar drejt automjetit transportues me qëllim që ta ndalin,  ndërsa te pjesa e vjetër  e fshatit Miletkovo drejt fshatit  Gabrovo shoferi e ka ndalur automjetin transportues dhe ka ikur.

“Gjatë bastisjes së automjetit transportues janë gjetur 142 emigrantë dhe  janë arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron në kumtesën e MPB-së./MIA