“Jam shumë i lumtur që ia ndërrova mendjen Osmanit për Ballkanin e Hapur” – thotë Taravari

TË FUNDIT

Arben Taravari e cilëson të suksesshme fushatën e tij për president, pasi siç thotë, në kuadër të saj ka arritur t’ia ndryshojë qëndrimin kundërkandidatit të tij, Bujar Osmanit.

“Unë jam shumë i lumtur që arrita në këtë fushatë ta bindi zotëri Bujar Osmanin që Ballkani i Hapur nuk është projekt i mirë. Sepse, ata edhe zotëri osmani me tifozëri dhe me fanatizëm e mbronin projektin Ballkani i Hapur”, tha Taravari në ClickPlus në TV21.