“Jam kundër shtrenjtimit të rrymës”, thotë Bislimovski

TË FUNDIT

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski thotë se është kundër rritjes së çmimit të rrymës, përcjell TV21. Ai për Radion Evropa e Lirë tha se duhet të bëhen analiza se si sigurohen nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive dhe cili është plani për të siguruar ato nevoja në vitin 2023.

“Jam kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Fillimisht duhet të bëjmë analiza, të shohim se si sigurohen nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive në tregun e rregulluar dhe si është plani që ato të sigurohen vitin e ardhshëm. Kur ka pasur nevojë për rritje të çmimit të energjisë elektrike për shkak të ndikimeve të jashtme, para së gjithash për shkak të rritjes së çmimit të importeve dhe në realitet EMV-së para dy vitesh ka pasur çmim prej 34 euro për megavat orë, që është një situatë e paqëndrueshme”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.