Ish-korrespondentja nga Beogradi, Liljana Jakovlevska sonte në emisionin debatore “Click Plus” në TV21 ka theksuar se Maqedonia po mbahet shumë keq në situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, vendi duhet të reagojë si Shqipëria apo Kroacia.
“Duhet të mbajë qëndrim për të gjithë këtë. Mjaft qëndrimi ynë se nëse nuk jemi me serbët do të na ikën çështja shqiptare ose do të jetë kështu apo tjetra. Me një fjalë, Maqedonia ende po udhëheq politikë pro-serbe”, tha Jakovlevska.
