Jahti luksoz me qera të çmendur ku po kalon pushimet Tyson Fury

TË FUNDIT

20 mijë euro nata, kaq është vlera që paguan Tyson Fury për një natë në një nga jahtet më luksozë të planetit.

Boksieri i peshave supër të rënda, rekordmen pa asnjë humbje dhe i freskët pas një suksesi tjetër me Dyllian Whyte, i ka dhuruar vetes dhe familjes një palë pushime super luksoze.

Pasi kaloi disa ditë në Paris, ai u zhvendos bashkë me familjen në rivierën franceze dhe sipas fotove që ka hedhur vetë në rrjetet sociale, ai shfaqet në një jaht luksoz që sipas tabloideve britanikë ka kushtuar diçka më shumë se 20 mijë euro nata.