Jabllanoviq: Deputetët serbë po kërcënohen për shkak të Gjykatës Speciale

TË FUNDIT

Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se disa deputetëve të Listës Serbe u janë dërguar kërcënime që të tërhiqen nga votimi për themelimin e Gjykatës Speciale.

Jabllanoviq, në një deklaratë për Radio Kontakt Plus të Mitrovicës, ka thënë se kërcënimet janë lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës ndërsa deputetët e Listës Serbe mbesin të palëkundur në qëndrimet e tyre për themelimin e Gjykatës, transmeton kp.

“Në 48 orët e fundit janë bërë disa thirrje kërcënuese disa deputetëve duke kërkuar që të mos e mbështesin formimin e Gjykatës Speciale për krimet e kryera nga UÇK-ja”, ka thënë Jabllanoviq.