Ja si duhet të votoni më 15 korrik! KSHZ shqyrton vendvotimet nësë plotësojnë kushtet për distancë

TË FUNDIT

Almedina Ismajli, gazetare:

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë vit do të mbahen në një situatë jo të zakonshme në Maqedoninë e Veriut, kjo për shkak të virusit korona. Qytetarët apo votuesit atë ditë obligohen që të mbajnë maska ose mjete mbrojtëse për hundën dhe gojën”.

-“Qytetarët që presin për të realizuar të drejtën e votës duhet të qëndrojnë në radhë, në distance”.

-“Me të hyrë në hapësirën ku votohet e patjetërsueshme është të dezinfektohen duart”.

-“Tani vijon procedura e identifikimit”.

“Në këtë moment për t’ju identifikuar, shkurt disa sekonda e hiqni masën”.

-“Pas kësaj vijon procedura e rregullt apo e zakonshme e votimit”.

-“Kështu do të duhej të duket votimi me 15 korrik. Pasi të keni votuar në fund për sëri do të dezinfektoni duart”.

KSHZ ka pranuar pikërisht sot protokollin shëndetësor për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare.  Admir Shabani nga ky komision për TV21 thonë se të gjitha pikat që përmban ky dokument janë të realizueshme, mirëpo po shqyrtojnë hapësirat apo vendvotimet, se a i plotësojnë kushtet për zgjedhje në pandeminë në të cilën ndodhemi kur distanca është e obligueshme. Disa vendvotime mund edhe të ndryshohen për këto zgjedhje. 

“Për momentin KSHZ-ja është në terren, anëtarët e komisionit janë në terren tashmë disa ditë për këtë çështje. Me qëllim kryesor  shqyrtimin nga afër të këtyre objekteve se ai plotësojnë kushtet minimale të themi për nha hapësira që të lejojnë frekuentim të votuesve dhe punë të rregullt, kur them punë të rregullt e kam fjalën për respektimin e masave mbrojtëse. Këtë për momentin po e bëjnë anëtarët e KSHZ-së në bashkëpunim me të punësuarit e KSHZ-së nëpër zyra rajonale dhe kryetarët e komisioneve komunale”, tha Admir Shabani, KSHZ.

Ndryshe nëpër vendvotime do të ketë postere dhe udhëzues se si duhet të sillen votuesit. Protokolli shëndetësor për zbatimin e zgjedhjve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut, përfshinë të gjitha etapat e procesit zgjedhor.