Ja sa kushton sot një litër vaj dhe një pako vezë! Sipas ministrit çmimet pa TVSh do të shiten nga 17 marsi

TË FUNDIT

Edhe pse të premten u miratua heqja e TVSH-së, çmimet e produkteve bazë nëpër markete vazhdojnë të jenë të njëjta.

“Ndodhem përpara një marketi në Shkup ku blemë vaj, edhe sot çmimi i këtij vaji është 94 denarë”, raporton gazetarja e TV21, Almedina Ismajli.

Shkuam edhe në një treg të gjelbër, për të parë se sa janë çmimet e vezëve.

E sa kanë qenë më parë këto të 270ave më parë? Po varet diku 230 ose 240 denarë ose 220 varet”, tha kjo shitëse e vezëve.

“E këto vezë në tregun e gjelbër kushtojnë 270 denarë”, raporton më tej Ismajli.

Pas uljes së çmimit të karburanteve, pritet të ketë korrigjime edhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë, në përputhje me masat e anti krizë të qeverisë dhe ndryshimet ligjore për lartësinë e akcizës dhe normën e TVSH-së që të premten morën dritën jeshile në Kuvend. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Belteshi thotë se e njëjta do të realizohet më se voni deri më 17 mars.

“Sa i përket naftës dhe derivateve të naftës vetëm se ka hy në funksion, tani më në bazë ditore do të ketë ndryshim të çmimeve varësisht nga lëvizja e berzës. Sa i përket ndryshimeve të TVSH-së për ushqimet apo produktet ushqimore ajo do të hyjë në fuqi më së voni në 17 e këtij muaji. Duhet të bëhet intervenim në kasat fiskale të gjithë atyre që merren me tregti me pakicë”, u shpreh Bekteshi.

Kur kasat fiskale do të jenë gati, atëherë do të harmonizohen çmimet e bukës, miellit, sheqerit, vajit të lulediellit, qumështit të lopës, mishit, orizit, vezëve. Për këto ushqime është ulur norma e TVSH-së nga 5 në 0 për qind dhe kjo masë do të zgjasë deri në fund të majit. Në të njëjtën kohë, marzhet për përfitim të disa produkteve janë ngrirë, si dhe janë hequr taksat doganore për importin e produkteve ushqimeve bazë.