Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.
Sipas ekspertëve gratë vuajnë nga fryrja e barkut më shumë sepse nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë mbajtjen e ujit. Gratë gjithashtu përjetojnë më shumë simptoma të IBS për shkak të çekuilibrit hormonal dhe një nga simptomat e IBS është fryrja e barkut.
Ka disa mënyra për të evituar ose për të ndihmuar veten që mos ta ndjeni shume këtë fryrje:
1-Mos vishni rroba të ngushta kur hani bukë- Ndonjëherë nuk ka të bëjë çfarë hani por si. Veshja e ngushtë mund t’ju ngushtojë stomakun, duke e bërë më të vështirë kalimin ushqimit. Prandaj, lironi rrobat para se të hani.
2-Hani fibrat e duhura- Ushqime si thjerrëzat, fasulet, brokoli, shpargu, misri, gruri, patatet, ëmbëltuesit artificialë ose shumë fibra mund të shkaktojnë fryrje të stomakut.
3-Eleminoni pijet e gazuara- Ndoshta nuk është për t’u habitur por pijet me gaz janë një faktor tjetër që shkakton ndjesinë e fryrjes sepse ato lëshojnë gazin dioksid karboni në stomak.
4. Bëni kujdes me stresin- Kur jemi në ankth, frymëmarrja jonë mund të bëhet e parregullt, mund të thithim më shumë ajër, ose padashur të mbajmë frymën. Kjo ndikon në fryrjen e stomakut.
