Ja çka shkakton tensioni i lartë

TË FUNDIT

Ja çka shkakton tensioni i lartë

Tensioni i lartë është një problem i cili ka një ndikim negativ në disa organe kryesore të trupit. Disa nga organet që preken nga tensioni i lartë janë;zemra,enët e gjakut,veshkat,truri,sytë etj.

Zemra: Nëse tensioni i lartë vazhdon për një kohë të gjatë, bën që barkushja e majtë e cila shtyn gjakun në çdo cep të trupit, të trashet duke reduktuar aftësinë për të kontraktuar, duke çuar drejt një rreziku të madh të zemrës.

Truri:Eshtë një tjetër viktimë e tensionit të lartë. Çrregullimet më të mëdha në këtë rast kanë të bëjnë me: dhimbje koke, zhurmë ne vesh, marramendje dhe dëgjim i pakët.

Sytë:Goditja apo presioni i tepërt i gjakut mund të shkaktojë hypertension të retinës. Ky çrregullim mund të jetë serioz për retinën duke krijuar nevojën për konsultim me mjekun Okulist.

Veshkat:Dëmtohen si rezultat i presionit të tepërt. Disa sëmundje të këtyre organeve pengojnë kalimin e gjakut, ndaj këshillohet kujdes vetjak për eliminimin e kripës.

Enët e gjakut:Presioni i lartë i gjakut bën që muret e arterieve të kenë tendencë për t’u bërë më të ngurtë. Prania e pllakave yndyrore përkeqëson situatën.