Izraeli është i gatshëm të përdorë “të drejtën për vetëmbrojtje” për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armët bërthamore.
Kështu deklaroi kryeministri izraelit Naftali Bennett në një takim me drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Bennett akuzoi Teheranin se po mashtron botën për aktivitetet e tij bërthamore.
Ai tha se ishte i shqetësuar për “përparimin e vazhdueshëm të Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore”, tha zyra e Bennett.
Kryeministri izraelit vuri në dukje nevojën urgjente për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar për të “parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore”.
Ai u shpreh se Izraeli preferon diplomacinë, por ruan të drejtën për vetëmbrojtje dhe veprim në rast se komuniteti ndërkombëtar dështon.
Besohet se Izraeli është e vetmja fuqi bërthamore në Lindjen e Mesme, por vetë vendi refuzon të konfirmojë ose mohojë një fakt të tillë.
