Izraeli gjatë natës së kaluar bombardoi Gazën! Shpëtuesit nëpër rrënoja kërkojnë të mbijetuarit

TË FUNDIT

I thirrin të mbijetuarit që gjenden nën rrënoja të betonit.

Shenja jete…. u paraqit një burrë.

Këtë ndërtesë banesore në Gazë e ka shkatërruar raketa izraelite.

 “Shukri është i gjallë, ekipi jonë bisedoi me të. Së shpejti do ta nxjerrim. Shpresoj se është gjallë edhe motra e tij Zejnepi dhe se edhe atë do ta shpëtojmë”, tha Ahmad Meçdad.

Ka edhe të tillë që nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Puna e shpëtuesve është e lodhshme. Të mbijetuarit i nxjerrin me duart e veta. Duhet të sigurohen se nuk ka të gjallë para se të fillojnë ekskavatorët me punë.

 “Ende nuk e dimë sa njerëz ka nën rrënoja. Nga ajo që dëgjuam nga të afërmit dhe fqinjët, ka edhe shumë”, theksoi Alaa Neazi.

Sipas numrit të personave që janë nën rrënojat, është e dukshme se nuk ka pasur njoftim të qartë dhe në kohë për tu larguar nga ndërtesat para shkatërrimit.

Sulmi i mbrëmshëm ndaj Rripit të Gazës është një nga sulmet më të fuqishme deri më tani nga ana e Izraelit. Në shpërthimin kanë humbur jetë 21 persona nga familja e njëjtë.