Izraeli sot e lejoi përdorimin e ilaçit antivirusal të kompanisë Gileg – remdesivir për mjekim të pacientëve me Kovid-19.
Remdesivir është ilaçi i parë i cili gjatë testimit të njerëzve tregoi se është efikas në mjekim të virusit të ri korona. Koreja e Jugut, Japonia, India, SHBA-ja dhe Singapori tashmë e lejuan për përdorim në raste urgjente.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu bëri të ditur se kabineti e ka pranuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë që ta pranojë donacionin e redesivirit, ndërsa ilaçi do të përdoret për mjekim të pacientëve mesatarisht të sëmurë dhe kritikë.
Izraeli, i cili ka nëntë milionë banorë, bëri të ditur për 19.338 të infektuar dhe 302 të vdekur nga Kovid-19. Numri i të infektuarve u rrit pasi shkollat, restorantet dhe shumë biznese u hapën muajin e kaluar.
Deri më tani, më shumë se tetë milionë njerëz janë infektuar përgjatë gjithë botës, ndërsa më shumë se 400.000 ndërruan jetë./MIA
