Izolimi i propozuar treditor për 1 Maj në seancë qeveritare

TË FUNDIT

Qeveria sot do të vendos nëse qytetarët do t’i kalojnë festat e një majit në karantinë treditor, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive i cili propozoi që ora policore në vend për 1 Maj të zgjas nga ora 19 të enjten deri në orën pesë të hënën, i ngjashëm me atë të festave të Pashkëve.

“Vendimi do të merret në seancën e nesërme të Qeverisë. Në mbledhjen e mëngjesit të Shtabit, unë e parashtrova mendimin dhe Komisioni me konsenzus vlerëson se fundjava duhet tërësisht të mbyllet, siç ishte ajo për Pashkët, por tani prej të premtes deri të hënën”, tha Filipçe.

Lidhur me qëndrimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, që për festat e ardhshme të mos ketë kufizime si për Pashkët, Filipçe potencoi se vendimin do ta marrin ekspertë nga Komisioni për sëmundje infektive, në bazë të njohurive epidemiologjike dhe mjekësore./MIA