Izet Mexhiti: Thonë se do të fitojnë mbi 20 deputetë, por po numërojnë ditët e fundit

TË FUNDIT

Izet Mexhiti tha se shqiptarët nuk kanë pasur kurrë më shumë ministri dhe pozitë por këta ministra, në zyret e tyre këndojnë e luajnë basketboll dhe nuk merren me problemet e qytetarëve, transmeton TV21.

Mexhiti shtoi se nuk duhet marrë seriozisht kundërshtarët që thonë se do t’i kenë mbi 20 deputetë sepse po numërojnë ditët e fundit, mbi 20 ditë dhe kurrë nuk do të jenë më në qeveri.

Tutje tha se koalicioni VLEN është koalicion që e ka kërkuar votuesi shqiptar për ta përfaqësuar në qeveri.

“Ky koalicion është që e ka kërkuar populli, e ka kërkuar votuesi shqiptar. Ne kësaj radhe kemi ditur që ta dëgjojmë votuesin shqiptar i cili na tha vite të tëra, bëhuni bashkë që të jeni fitimtarë, bëhuni bashkë që të jeni faktorë në skenën politike dhe t’i përfaqësoni shqiptarët në qeveri”, tha Mexhiti.