Ish kryeministri kroat dhe kryetar i HDZ-së, Ivo Sanader, sot është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë vjet burg për tërheqje parash nga agjencia e marketingut “Fimi Media”.
Në këtë rast, partia e tij HDZ ishte shpallur përgjegjëse për korrupsion.
Në gjykim, mes tjerash, citohet se Sanader, në cilësi të ish kryeministrit dhe kryetar i HDZ-së, me bashkëpunëtorët e tij Mlladen Barishiq dhe Branka Pavosheviq, ka organizuar një grup njerëzish të kryejnë krime.
Është cituar se në periudhën prej vitit 2005-2009, Sanader për të marrë interes material e ka urdhëruar Branka Pavosheviq në libra afarist të mos i shënojë paratë që i janë dorëzuar Barishiqit.
Shtohet se një pjesë të atyre parave Sanader i ka mbajtur për vete, ndërsa tetë milion kuna janë shfrytëzuar për financim të HDZ-së.
“Prej 24 milion kuna, tetë janë lëshuar në HDZ, një pjesë i janë dorëzuar Sanaderit për udhëtim në SHBA dhe për kostume”, lexoi gjykatësi.
Dënimi me burg tetëvjeçar i Sanaderit e përfshin edhe kohën e kaluar në burgun hetues.
Ndryshe, as Sanader as të akuzuarit tjerë nuk morën pjesë në gjykim.
