Ivica Daçiq del nga spitali, Vuçiq: Nga java tjetër, në punë

TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq ka dalë nga spitali, ku po qëndronte pas problemeve serioze me mushkëritë.

Në lidhje me: Daçiqi përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, mjeku i tij thotë se po lufton me jetën

“Ivica tani po del nga spitali. Falënderim për mjekët që bënë një mrekulli dhe i lumtur për veten dhe familjen që feston jetën dhe një fitore të madhe. Për të mos u mërzitur askush, ai është socialist, unë jo, kështu që unë falënderoj Zotin. P.S. nga java tjetër do të duhet të më bashkohet në kryerjen e detyrave, nuk ka më shpërdorim kohe”, ka shkruar Vuçiq.