Ivanovska flet hapur: Gjykatësi që ka ruajtur lëndën “Target-Fortesa” ka marrë para dhe i ka ndarë, ndërsa ata që i kanë marrë paratë e kanë propozuar të avancohet në Gjykatën Supreme

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, e ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se gjykatësi që e ka trajtuar rastin “Target-Fortesa” ka marrë para dhe i ka shpërndarë, ndërsa ata që i kanë marrë paratë e kanë propozuar të avancohet në Gjykatën Supreme.