Ivanka Tramp merret në pyetje nën betimin për shkak të keqpërdorimit të mjeteve

TË FUNDIT

Ivanka Tramp, vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan Donald Tramp, u mor në pyetje nën betimin në procedurën civile lidhur me keqpërdorimin e mjeteve jo fitimprurëse për inaugurimin e babit të saj para katër viteve.

Prokuroria e qarkut Kolumbia, Karl Rasin, dje në një shkresë zbuloi se marrja në pyetje është mbajtur atë ditë.

Në proces gjyqësor nga janari i vitit 2020, Racin pohon se kompanitë për pasuri të patundshme dhe subjekte tjera të Donald Trampit kanë keqpërdorur fonde jofitimprurëse për ta pasuruar familjen Tramp.

Sipas padisë, korporata jofitimprurëse e përjashtuar nga taksat e quajtur “Komiteti i 58-të themelues presidencial” ka koordinuar me familjen Tramp dukshëm të paguajë për hapësirën e ngjarjeve në hotelin “Tramp Interneshënal” në Uashington.

Në një rast, një organizatë jofitimprurëse dyshohet se ka paguar më shumë se 300,000 dollarë për të mbajtur një pritje private në hotelin Tramp për tre fëmijët më të mëdhenj të presidentit – Donald Junior, Ivanka dhe Erik – natën e inaugurimit të 20 janarit të vitit 2017.

Me padinë, Racin dëshiron t’i kthejë miliona dollarët të cilat gjoja ishin dërguar direkt në kompaninë e familjes Tramp.

Zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk u përgjigj menjëherë në kërkesën për koment. Këshilli themelues pohon se financat e tyre ishin të pavarura dhe se të gjitha paratë ishin shpenzuar në mënyrë të ligjshme.