Nesër në Zyrih do të mbahet shorti për gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror. Maqedonia, pas humbjes ndaj Uellsit, u vendos në grupin e katërt të play-offit, të cilin e siguroi përmes Ligës së Kombeve, pasi përfunduam të parët në grup. Kundërshtari i Maqedonisë në gjysmëfinale do të jetë një nga përfaqësueset e grupit të parë, ku ndodhen Italia, Turqia, Danimarka dhe Ukraina. Ndeshjet do të luhen në mars të vitit të ardhshëm. Në play-off do të marrin pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova, si edhe ekipi kombëtar i Bosnjë-Hercegovinës.
Grupi 1
Italia
Turqia
Danimarka
Ukraina
Grupi 2
Polonia
Uellsi
Çekia
Sllovakia
Grupi 3
Irlanda
Shqipëria
Bosnja dhe Hercegovina
Kosova
Grupi 4
Rumania
Suedia
Maqedonia
Irlanda e Veriut
