Italia është shteti që prin në Bashkimin Evropian sa i përket qytetarëve të vaksinuar kundër virusit korona.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të shohim përpara duke mbajtur lartë vigjilencën”, shkruan Conte.

Sipas këshilltarit të ministrit italian të Shëndetësisë, Walter Ricciardi, “nëse i bëjmë gjërat siç duhet, në fund të vitit 2021 mund të kthehemi në normalitet”.
