Italia: Marrëveshjet hapin perspektiva të reja në rrugën evropiane

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ka mirëpritur arritjen e katër marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ky rezultat hap perspektiva të reja në rrugën evropiane të të dy vendeve.

Sipas një komunikate për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, procesi i normalizimit të marrëdhënieve dhe jetës së përditshme të njerëzve dëshmon vullnetin e vërtetë të Beogradit dhe Prishtinës për të vazhduar me rrugëtimin e nisur më 2013, vullnet që BE-ja do të dijë ta forcojë dhe ta inkurajojë edhe më tej.