Qeveria italiane paralajmëroi suksese të reja në fushatën e vaksinimit të popullsisë kundër Covid-19, prejse numri i dozave të injektuara të vaksinës, dje tejkaloi 100 milion.
Gjenerali Françesko Paolo Figliuolo, i obliguar për shpërndarjen e vaksinave, arritjen e vlerësoi si “rezultat i shkëlqyer”.
Sipas llogaritjeve të fondacionit të pavarur Gimbe, përafërsisht 80,1 për qind e italianëve deri tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 77,3 për qind janë rivaksinuar. Dozë plotësuese të vaksinës kanë marrë rreth 16,2 për qind e qytetarëve.
Ndërmjet italianëve më të mëdhenj se 12 vjet, gati 88 për qind kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër Covid-19.
Qeveria italiane, gjithashtu, paralajmëroi se në javët në vijim për 25 milion italianë vaksinat do të jenë të arritshme.
Nga 16 dhjetori duhet të fillojë edhe vaksinimi i fëmijëve të moshës prej 5 deri në 12 vjet.
